Vajza e Youtube vlerësohet me çmim

21:49 | 14 Nentor 2019

15-vjeçarja Niki Lilli, e famshme në Youtube, ka arritur të intervistojë në kanalin e saj një kryeministre, do të jetë fituesja më e re e Çmimit të Veçantë Bafta.

Vajza është plot energji dhe vetëbesim, dhe thotë se ngacmuesit e internetit, të cilët e quajnë “e shëmtuar” nëpër komente, nuk do t’ia ulin dot kurrë humorin.

Ajo u diagnostikua që në moshën 6-vjeçare me një shformim që mund t’i merrte jetën dhe që i shkaktoi shqetësime të rënda shëndetësore. Deri tani i është nënshtruar 40 operimeve.

Pasi luftoi për dy vite me sëmundjen e rëndë, ajo nisi të postojë video në Youtube. Fillimisht e kishte mbyllur fare opsionin e komenteve, dhe thotë se videot e ndihmuan me vetëbesimin, por tani i ka lejuar komentet dhe thotë se kur futesh në internet, e merr parasysh që do të ketë dhe fjalë të këqija, veç të mirave. Por nuk i bëjnë më përshtypje.

Kanali i saj është mjaft i ndjekur dhe tani ka më shumë se 1 milionë ndjekës.