Vajza e Whitney Houston zgjohet nga koma
Teksa familjarët gjithmonë shpresonin përkundër deklaratave të mjekëve, një lajm mjaft i mirë vjen për vajzën e Whitney Houston.

ShowBiz
Vajza 22-vjeçare e këngetares së ndjerë, Whitney Huston, ka dhënë shenja jete.
Bobbi Kristina e cila gjendej në spital që nga 31 janari i këtij viti, është zgjuar nga koma. Lajmin për mediat e ka përcjellë babai i saj, Bobby Brown, i cili është shprehur mjaft i lumtur që vajza e tij ka hapur sytë. shkruan albeu.com
“Mund ta pranoj sot, e vogla ime është zgjuar”, ka thënë ai. Kohë më parë, familjarët kane kërkuar nga të gjithë njerëzit që të luteshin për fatin e vajzës së tyre, teksa shpresat ishin shuar plotësisht. lajmi.net