Vajza e presidentit Trump shihet e lumtur përderisa shëtit nëpër Beograd /FOTO

Vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Tiffany është duke qëndruar për vizitë në Beograd.

Lajme

13/03/2019 14:03

Tiffany sot ka vizituar muzeun ‘Nikola Tesla’ dhe tempullin e ‘Shën Savës’, përcjell lajmi.net.

Mediat serbe shkruajnë se ajo është parë në humor të mirë.

Përderisa dilte nga hoteli ku është vendosur, Tiffany ka përshëndetur gazetarët me një buzëqeshje.

Përpos shërbimeve sekrete personale, Tiffany po ruhet edhe nga policia serbe e cila po e përcjell kudo që shkon. /Lajmi.net/