Vajza e Jakup Krasniqit tregon se ku ndodhet babai i saj

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa Krasniqi, ka treguar se çfarë po ndodh në shtëpinë e tyre.

Lajme

04/11/2020 10:29

Zyrtarë të EULEX-it dhe hetues të Gjykatës Speciale që nga ora 06:00 e mëngjesit janë në shtëpinë e Jakup Krasniqit.

Gresa Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit, ka deklaruar për Kanal10 se nuk kanë pasur asnjë paralajmërim për bastisjen e forcave të EULEX-it.

Ajo ka thënë se babai i saj është duke u marrë në pyetje nga hetuesit në katin e parë të shtëpisë, përderisa ata janë në katin e dytë në sallon të shtëpisë dhe se ka dy orë që nuk kanë asnjë kontakt me të e as nuk e kanë parë.

“Babi është në katin e parë dhe është duke u intervistuar. Prej orës 06:00 të mëngjesit është duke u marrë në pyetje. Ka nja dy orë që s’kemi kurrfarë kontakti me babin dhe ne jemi në sallon”, ka treguar ajo. /Lajmi.net/