Vajza e Astrit Deharit për 1 Qershor shkon në zyrën e Kurtit

Në ditën e saj – 1 Qershor – e bija e Astrit Deharit, Asra, e ka vizituar kryeministrin në detyrë Albin Kurtin në zyrën e tij.

Lajme

01/06/2020 14:30

Fotografi të vogëlushes që mban një buqetë me lule në duar janë shpërndarë në rrjete sociale, madje janë rishpërndarë edhe nga Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Muajin e kaluar kur Asra mbushi tri vjet e pranoi, ashtu siç nuk ndodh zakonshëm, tortën e ditëlindjes nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.