Uzuni tregon se çka bisedoi me Ronaldon

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni, u bë hit në rrjetet sociale pasi që shënoi gol ndaj Juventusit, festoi në stilin e Cristiano Ronaldos para syve të portugezit.

Sport

26/11/2020 13:16

Uzuni është pjesë e skuadrës hungareze, Ferencvarosi TC, të cilët u kualifikuan në Ligën e Kampionëve për herën e parë në histori të klubit, transmeton lajmi.net.

Këmbëshpejti shqiptar shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij në humbjen 1-2 ndaj Juventus.

“Është ndjesi shumë e bukur pasi po rikthehem në formën time më të mirë. Po rikthej formën e mëparshme pasi qëndrova gjatë në shtëpi dhe pasi kalova virusin COVID-19. Jam vërtet i lumturuar”, u deklarua Uzuni.

“E kisha të qartë para ndeshjes që do të luaja me lojtarë shumë të fortë. E dija dhe isha i vendosur me besim të plotë që pa nisur ndeshja se ishte një 90-minutësh të cilin do ta ndiqte e gjithë bota. Prandaj, do të më duhej të tregoja aftësitë e mia në çdo çast, pa menduar gjatë se kë do të kisha përballë në fushë”, tha anësori i Ferencvarosi.

Kur u pyet se a ishte i qëllimshëm festimi i tij në prani të Ronaldos, ai u përgjigj se ishte diçka spontane dhe se nuk e kishte menduar, por i erdhi instinktivisht.

Ai tha se në fund të pjesës së parë Cristiano Ronaldo më tha: “Festimi Siiuuuu, ma bëri me gisht dhe buzëqeshi”

Shqiptari nga Berati, në fund të ndeshjes shkëmbeu fanellën me yllin e Juventusit, ku tregoi se çka biseduan.

“I thashë, faleminderit për fanellën. Dhe nuk mund të rrija pa i thënë se je lojtari më i mirë në botë”, tha ai.

Por, që Ronaldo mu përgjigj dhe më tha: “Faleminderit dhe vetëm vazhdo të punosh”.

Në xhiron e fundit, Ferencvarosi do të mundohet të sigurojë vendin e tretë dhe të kualifikohet ne Europa League./Lajmi.net/