Uzuni paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes me Andorrën

Myrtu Uzuni ka qenë lojtari tjetër së bashku me Bekim Balaj që është paraqitur në konferencë për shtyp te Kombëtarja Shqiptare.

Sport

23/03/2019 15:07

Sulmuesi ka komentuar humbjen prej 0-2 ndaj Turqisë, por thotë se tani kuqezinjtë janë të fokusuar te përballja me Andorrën.

“Kemi bërë një pjesë të parë të mirë. Na penalizoi fakti që nuk shfrytëzuam mundësitë që nuk dhanë”, ka deklaruar Uzuni.

Lojtari, ka komentuar edhe rastin Panucci, i cili i dha mundësinë për të debutuar te kombëtarja: “Ne luajmë për Shqipërinë dhe respektojmë çdo trajner që vjen këtu. Nëse dikush jep në fushë atëherë ai do të luajë.”

“Kemi bërë një hap pas. E kemi detyrim të fitojmë ndaj Andorrës. Nëse jo, jemi jashtë garës”./Lajmi.net/