Uta Ibrahimi tregon se si për pak shpëtoi nga shkëmbi në Valbonë: Gishtat më janë bërë copa copa

Dje u rapotua se alpinistja kosovare, Uta Ibrahimi, ka pësuar një aksident të rëndë në Valbonë.

Sport

29/08/2019 09:35

Sot, vetë Ibrahimi ka dhënë informacione për gjendjen e saj shëndetësore.

Ajo ka thënë se për shkak të lëndimeve të rënda, do t’i pamndësohen ekspeditat e radhës për këtë verë, si dhe puna dhe jeta normale.

Uta ka treguar se ka thyer gishtat e këmbës dhe njërën thembër.

Ajo ka falënderuar të gjithë ata që i kanë dalë në ndihmë gjatë momenteve të rënda që ka përjetuar rëndë.

Njoftimi i plotë i Uta Ibrahimit:

Të dashtun .. e dij që jeni ba shumë merak edhe jeni mërzit për krejt çka keni lexu këto ditë …

Këto ditë kam kaluar momentet ma të bukura të jetës … të gjitha vrapimet malore, ngjitjet nëpër Kosovë dhe Shqipëri …shpesh m’kanë piku lotët prej gëzimit dhe jam kan shumë falemderuese për jetën tem ..

Por, jo gjitmonë ndodhin gjanat që na dojm.

Është e vërtetë, e kam pas një aksident në Valbonë, datë 27.08 rreth orës 16:00 gjatë zbritjes nga tentimi për ngjitjen në Majën e Rragamit / Faqja Veriore, një rrugë teknike – bashk me Aurelin.

Në zbritje, afër përfundimit të ngjitjes teknike, lëviz një guri rreth 50Kg, fillimisht në këmbën e majtë dhe në trup i cili përfundon në thembër të kembës së djathtë dhe një përplasje edhe ma tutje te posht.

Fillimisht e kemi lajmëru Nor Hysaj – i cili pastaj ka lajmëru të gjithë njerëzit e tjerë e te cilët kanë ardhë shumë shpejt deri afër vendit të aksidentit.

Në ndërkohë, ne kemi zbrit edhe nja 1 orë me litar deri në pikën kur më skam mund me ec më.

Kanë ardh ekipa e shpëtimit nga Valbona -Sami Hysaj, Arben Selimi, Nor Hysaj, Saimir Kalbaj, Keli Selimaj, Skender Selimaj, Erind Zalli, Ermali dhe të tjerë, të cilët për 6 orë më kanë bart te poshtë, deri te deri te qasja ma e afërt në rrugë, ku edhe kanë arritur ekipa e Shba Sharrit: Reshat Cana, Osman Uka, Fahmi Derda dhe Deni Hameli dhe ekipa e Shba Pashtrikut: Daja Lam dhe Besnik Dujaka.

Aty ka qenë edhe Policia dhe Ekipet e Ndihmës së shpejtë të cilët janë kujdesur për mua.

Gjendja shëndetësore:

Përveq lëndimeve të rënda në nyje dhe ligamenteve të këmbës, gjithashtu janë keq të thyera eshërat e thembrës së këmbës së djathtë – më sakt 4 gishatat në disa copa, copa-copa, dhe gishti i madh ne 8 copë që duhet intervenim mjeksor shumë shpejt … e që ma bënë të pamundur vazhdimin e ekspeditave për këtë vit e gjithashtu, trajnimeve, punës e jetës normale për disa muaj 🙁

Jam e mërzitur dhe trishtuar, mu ka thy zemra e po me dhemb shpirti …

por jam shumë me fat që kjo ka përfundu me kaq dhe për gatishmërinë e njerzve për me më ndihmu gjatë këtij askidenti.

Faleminderit edhe Ambasadorit zt. Minxhozi, Kryetarit të Federatës Bjeshkatare të Kosovës Arben Lila, që e kanë ndihmuar krejt këtë proces.

Valbona, tash të du edhe ma shumë. Ma ke dëshmu edhe nji herë për dashninë e zemërgjonshinë e njerzve tonë <3

Mezi po pres me hjek gipsin e me vazhdu me ngjitje të tjera!