Usyk e ngrit në qiell Furyn, por për Wilder ka vlerësimet më të vogla

Oleksandr Usyk ka dhënë komentet e tij për Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Sport

12/10/2019 21:16

Usyk, i cili shihet si njëri që mund të marr ‘fytyrën’ e peshave të rënda në boks, ka identifikuar kundërshtarin më të vështirë të tij, por edhe atë më të lehtin.

Ukrainasi beson se Fury do të jetë kundërshtari i tij më i vështirë drejt titullit të kampionit të botës, kurse për Wilder beson se do të jetë më i lehti.

“Më i vështiri do të ishte Fury. Wilder do të ishte më i lehti. Dua të përballem me të pasi ai ka një rrip kampioni” ka thënë Usyk, transmeton lajmi.net.

Ukrainasi është i pamposhtur në karrierën e tij profesionale, kurse sonte do të ketë përballje të vështirë kundër Chazz Whitherspoon, në Çikago. /Lajmi.net/