Usman triumfon ndaj Masvidal, ruan titullin e kampionit  

Kamaru Usman ka ruajtur me sukses titullin e tij të kampionit.

Sport

12/07/2020 08:06

Në mbrëmjen e UFC 251, Kamaru Usman ka mposhtur Jorge Masvidal, për të ruajtur titullin e tij të kampionit, shkruan lajmi.net.

33 vjeçari mori vendimin e tre anëtarëve të jurisë për të fituar kështu ‘Luftën e ishullit’.

Masvidal mësoi vetëm gjashtë ditë më parë se do të luftonte me Usman, dhe ky i fundit shfrytëzoi gjithçka për mrekulli.

Usman vazhdon të jetë kampion i kategorisë ‘Welterweight’, duke shkuar tashmë në 17:1, me humbjen e fundit të pësuar në vitin 2013. /Lajmi.net/