“Ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare të Kuvendit” – Behrami i PDK-së i drejtohet Haxhiut ndërsa Kosovës si shteti U.D

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami sot ka tentuar të flas para Kuvendit të Kosovës në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend. Kur është ftuar të propozojnë një anëtarë për komisionin për votim të fshehtë, ai ka folur shkurtë pasi më pas është urdhëruar regjia që t’ia ndalin mikrofonin. Ai i është drejtuar Albulena Haxhiut…

Lajme

09/07/2025 11:31

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami sot ka tentuar të flas para Kuvendit të Kosovës në lidhje me situatën e krijuar në Kuvend.

Kur është ftuar të propozojnë një anëtarë për komisionin për votim të fshehtë, ai ka folur shkurtë pasi më pas është urdhëruar regjia që t’ia ndalin mikrofonin.

Ai i është drejtuar Albulena Haxhiut si “ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare të Kuvendit”.

“E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare të Kuvendit, të dashur qytetarë të shtetit U.d. E ftoj kryesuesin që të kthehet edhe njëherë te aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Behrami. /Lajmi.net/