Ushtrime në çift, Nicole Scherzinger nuk i ndahet partnerit as në palestër
Nicole solli pamje teksa po ushtronte bashkë me Thom.

ShowBiz
Nicole Scherzinger u shfaq me veshje sportive, teksa po mbante këmbët rreth partnerit Thom Evans, për një tjetër stërvitje në çift, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Ata kanë vizituar palestrën së bashku për të ruajtur fizikun e tyre.
Nicole Scherzinger mori vëmendje teksa tregoi format e bollshme e veshur në sytjena të zeza sportive, gjatë stërvitjes në çift të premten.
Këngëtarja Pussycat Dolls, 42 vjeçe, dukej se ishte në humor të mirë ndërsa stërvitej me të dashurin Thom Evans, 35 vjeç, i cili doli pa këmishë për t’u ushtruar.
Nicole mbështolli këmbët e saj të hollë rreth partnerit të saj për të përfunduar disa ulje-ngritje gjatë një faze të stërvitjes së tyre.
Ajo me lehtësi arriti të tërhiqte peshën e saj drejt të dashurit, ndërsa ai i mbante duart për një mbështetje shtesë.
Në një pjesë tjetër të sesionit, Nicole shtoi një nivel ekstra të vështirësisë dhe kryqëzoi krahët ndërsa lëvizte përpara se të prekte shpatullat e gjera të partnerit.
Imazhet e çiftit duke ushtruar në palestër bashkë, u shpërdanë në Instagram me këngën “Holy” nga Justin Bieber dhe Chance The Rapper.
Nicole u përfol për një shtatzëni të mundshme me të dashurin Thom, pas më pak se një viti lidhje. /Lajmi.net/