Ushtria ruse ndjek nga afër planet amerikane në Poloni

Kremlini tha të enjten se ushtria ruse po ndjek nga afër planet e Shteteve të Bashkuara për të shtuar forcat e tyre në Poloni, për t’u siguruar që çdo veprim amerikan nuk do të kërcënonte sigurinë kombëtare të Rusisë.

Bota

13/06/2019 19:28

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov iu referua planeve të njoftuara një ditë më parë nga Presidenti Donald Trump për të vendosur 1,000 trupa amerikane shtesë në Poloni, si dhe dronë të rinj vëzhgues, një hap i kërkuar nga Varshava për të frenuar një agresion të mundshëm rus.

Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara dhe Polonia nënshkruan një deklaratë të përbashkët, duke afirmuar një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e mbrojtjes.

Ende nuk është vendosur nëse në Poloni do të ketë një instalim të përhershëm të një personeli ushtarak amerikan prej deri 2 mijë vetash.