Ushtria ruse ka vërshuar Ukrainën me 9 mijë trupa dhe 500 tanke

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko e ka akuzuar Rusinë për dërgimin e më shumë se 9 mijë trupave në territorin e Ukrainës.

Bota

21/01/2015 17:09

Këto komente, Poroshenko i ka bërë të mërkurën, teksa ka folur në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, raporton REL.

Poroshenko ka kërkuar nga Rusia që menjëherë të zbatojë të gjitha detyrimet e saj konform marrëveshjes së paqes të arritur në Minsk, më 5 shtator, ta mbyllë kufirin, si dhe të tërheqë të gjitha trupat nga territori ukrainas.

“Rusia tashmë i ka më shumë se 9 mijë trupa në territorin tim”, ka thënë Poroshenko.

Ai ka shtuar se në mesin e armatimit rus, që gjendet në Ukrainë, ka edhe 500 tanke dhe armatim tjetër të rëndë.

Dislokimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, sipas tij, janë një formë e qartë e agresionit.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Llavrov i ka hedhur poshtë këto pretendime duke i quajtur si të pabaza