Ushtria pakistaneze vret 30 militantë islamikë

Ushtria pakistaneze ka njoftuar se gjatë sulmeve ajrore mbi rajonin fisnor të Vaziristanit Verior janë vrarë 30 militantë.

Bota

05/08/2014 17:33

Një komunikatë e forcave pakistaneze që mban datën 5 gusht, thuhet se 30 persona janë vrarë derisa “gjashtë zona, ku fshiheshin militantët, janë shkatërruar gjatë sulmeve ajrore”, transmeton REL.

Forcat pakistaneze e kanë nisur një ofensivë ajrore në Vaziristanin verior, rajon ky që gjendet në kufi me Afganistanin, në muajin maj, ndërsa më pas e kanë nisur një ofensivë tokësore, në kohën kur militantët e sulmuan aeroportin e Karaçit.

Ushtria pakistaneze njoftoi se mbi 550 militantë dhe 29 ushtarë qeveritarë janë vrarë deri më tash në këto operacione.

Luftimet kanë detyruar mbi 800 mijë njerëz të zhvendosen nga shtëpitë e tyre në rajonin e Vaziristanit Verior