Ushtria maqedonase i ulë në tokë helikopterët, ju skadon leja për fluturim

Armata e Republikës së Maqedonisë i ka ulur pothuajse të gjithë helikopterët, sepse ju ka skaduar afati për riparim dhe tani nuk guxojnë të përdoren derisa nuk ju bëhet sërish riparimi, shkruan Prizma.

Lajme

22/06/2015 17:31

“Në fund të muajit mars, helikopterët e ARM-së mbetën në tokë, sepse ju ka skaduar garancia që i ka dhënë prodhuesi dhe servisi. 2 muajt e kaluar janë bërë përpjekje që t’ju “zgjatet jeta” helikopterëve me letër drejtuar prodhuesit dhe servisit, por askush nuk dëshiron të fluturoj me ato”, thonë burime për BIRN.

Helikopterët e tipit MI-17, MI-8 dhe MI-24 tani janë në tokë, dhe tani shfrytëzohen vetëm një numër i vogël i fluturakeve të cilave u skadon afati për një kohë të caktuar.

“Në fund të muajit mars, helikopterët e ARM-së mbetën ën tokë, sepse ju ka skaduar garancia që i ka dhënë prodhuesi dhe servisi. 2 muajt e kaluar janë bërë përpjekje që t’ju “zgjatet jeta” helikopterëve me letër drejtuar prodhuesit dhe servisit, por askush nuk dëshiron të fluturoj me ato”, thonë burime për BIRN.

Sipas kohës që është e nevojshme për gjetjen e servisit, fluturaket e ARM-së do të mbeten në tokë më së paku 9 deri 12 muaj. Për shkak të krizës në Ukrainë, është shkatërruar Enti për riparim i Luganos, ku më herët janë servisuar helikopterët e Maqedonisë për riparim, por tani kërkohen serviser të ri në vendet e Evropës Juglindore apo në ish Bashkimin Sovjetik.