Ushtria izraelite nis tërheqjen nga Gaza, publikohen pamje

Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar pamje të tërheqjes nga Rripi i Gazës sipas marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës në Gaza që hyri në fuqi pasi u miratua nga një mbledhje e kabinetit të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu. Një video e publikuar sot tregon një konvoj të madh automjetesh të blinduara që largohen nga pozicionet…

Bota

10/10/2025 10:36

Ushtria izraelite (IDF) ka publikuar pamje të tërheqjes nga Rripi i Gazës sipas marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës në Gaza që hyri në fuqi pasi u miratua nga një mbledhje e kabinetit të udhëhequr nga Benjamin Netanyahu.

Një video e publikuar sot tregon një konvoj të madh automjetesh të blinduara që largohen nga pozicionet e tyre të mëparshme.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile në Gaza këtë mëngjes u bëri thirrje banorëve të mos i afrohen zonave ku janë të stacionuara forcat izraelite në Rrip.

Gjithashtu u jep udhëzime njerëzve që të mos i afrohen kufijve të enklavës derisa të njoftohet zyrtarisht tërheqja e IDF-së.

“Shkelja e këtij paralajmërimi vë jetën tuaj në rrezik”, thuhet në deklaratë.