Ushtria e Serbisë te kufiri Kosovës, SHBA: Nuk kemi mund ta vërtetojmë se këto trupa janë larguar
Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur ta vërtetojnë se Serbia i ka tërhequr trupat dhe mjetet ushtarake nga kufiri me Kosovën, tha të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller. Radio Evropa e Lirë raporton se ai theksoi se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar për rritjen e vazhdueshme të tensioneve dhe dhunës së…

Lajme
Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur ta vërtetojnë se Serbia i ka tërhequr trupat dhe mjetet ushtarake nga kufiri me Kosovën, tha të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller.
Radio Evropa e Lirë raporton se ai theksoi se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar për rritjen e vazhdueshme të tensioneve dhe dhunës së herë pas hershme në veri të Kosovës.
Të hënën më herët, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, tha se Serbia i ka tërhequr disa prej trupave të ushtrisë së vet të vendosura pranë kufirit me Kosovën, pasi e kishte rritur numrin e trupave atje pas sulmit të një grupi të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.