Ushtari ukrainas dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, policia nis hetimet

Një ushtar ukrainas është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Prizrenit. Rastin për vdekjen e ushtarit ukrainas për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizreni, Shaqir Bytyqi. Ai njoftoi se ushtari 32 vjeçar u soll nga FSK-ja në Spitalin e Prizrenit. “Me datë 31.08.2024, rreth orës 11:35 emergjenca e spitalit…

Lajme

31/08/2024 22:31

Një ushtar ukrainas është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Prizrenit.

Rastin për vdekjen e ushtarit ukrainas për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizreni, Shaqir Bytyqi.

Ai njoftoi se ushtari 32 vjeçar u soll nga FSK-ja në Spitalin e Prizrenit.

“Me datë 31.08.2024, rreth orës 11:35 emergjenca e spitalit të Prizrenit ka informuar policinë se FSK-ja ka dërguar një ushtar Ukrainas  i lindur me 1992, pasi qe i njëjti ka pësuar arrest kardiak dhe sipas mjekut kujdestar ne emergjencë është pranuar pa shenja jeta.

 

Patrulla policore ka arrit në  emergjence se bashku me hetimet.

 

Ështe njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti inicohet si rast “Hetim i Vdekjes”.

 

Hetues kujdestar nga SRH-Prizren gjithashtu kanë qenë në Spitalin Rajonale në Prizren. Me urdhër të Prokurorit kujdestar trupi i pa jete i të ndjerit është dërguar për autopsi në  Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Hetuesit  në kordinim me zyrtarin përgjegjes të FSK-se  kanë ndermar të gjitha masat adekuate për njoftimin e institucioneve përgjegjëse  lidhur me ushtarin e ndjerë.

 

Rasti vazhdon te hetohet nga Sektori Rajonal I Hetimeve në Prizren”, ka thënë Bytyqi në konfirmimin e tij për lajmi.net.