Ushtari që nuk i përkulet komandantëve, një rrëfim i jashtëzakonshëm lufte

19:14 | 20 Prill 2019

Foto: Ideal Muhaxhiri /lajmi.net

Disa pamje lufte që dokumentojnë momentin kur një ish-ushtar i UÇK-së, atëkohë 24 vjeçar, sypatrembur në pozicionin e tij përballej me ushtarët serbë, u bënë virale në rrjet.

Ushtari i UÇK-së i përfshirë në video ishte Hasan Zogaj, nga fshati Lladroc i Malishevës, me të cili lajmi.net ka realizuar një rrëfim lufte të përmbledhur në storie.

Hasani pas 20 vitesh u kthye në të njëjtin vendin për të rrëfyer momentin e jashtëzakonshëm që la të habitur opinionin e gjerë.

Hasani gjatë kohën së luftës ishte kthyer nga Gjermania për të kontribuar në luftën e UÇK-së, por që nga përfundimi i luftës, Hasani është duke punuar në ndërtimtari.

Imazhi i Hasanit tregonte vuajtjet e pamëshirshme të përditshmërisë së jetës, por ai dukej shumë krenar që i ka ndihmuar popullit të tij.

Hasani tregoi edhe për marrëdhëniet që  kishte me ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si janë ato tani?

Ish-ushtari i UCK-së, po synon ta lë Kosovën pas thotë se nuk pret një të ardhme të mirë këtu.

Hasani kishte një mesazh të fuqishëm për komandant Çelikun? Këto dhe detaje të tjera i gjeni rrëfimin më poshtë. /Lajmi.net/