Ushtari i Kosovës mohon akuzat për dhunim në Angli- 28 vjeçari nga Drenasi shkoi atje me një trajnim nga Ministria e Mbrojtjes

Një ushtar kosovar që ndihmonte në trajtimin e personelit të ushtrisë ukrainase, ka mohuar akuzat që ishin drejtuar për sulm seksual. BBC raportoi se Bali Hoxha, 28 vjeçar nga kampi “Tofts Camp” në Thetford Norfolk akuzohet për përdhunimin dhe dy raste të sulmit seksual ndaj një gruaje. Gjithnjë sipas aktakuzës, sulmi i dyshuar ka ndodhur…

Lajme

12/11/2025 14:37

Një ushtar kosovar që ndihmonte në trajtimin e personelit të ushtrisë ukrainase, ka mohuar akuzat që ishin drejtuar për sulm seksual.

BBC raportoi se Bali Hoxha, 28 vjeçar nga kampi “Tofts Camp” në Thetford Norfolk akuzohet për përdhunimin dhe dy raste të sulmit seksual ndaj një gruaje.

Gjithnjë sipas aktakuzës, sulmi i dyshuar ka ndodhur përgjatë një shtigje midis rrugës “Prince of Wales” dhe parkug “Riverside Retail Park”, rreth orës 23:30 më 17 shtator.

Hoxha është dërguar në paraburgim nga Gjykata e Kurorës në Norwich deri në gjykimin e tij, i cili është caktuar për 7 prill të vitit të ardhshëm, e që pritet të zgjasë pesë ditë.

BBC po ashtu ka raportuar se Hoxha është ushtar i Kosovës, por është i kontraktuar për tra trajnuar ushtarë ukrainas në bazën stërvitore të ushtrisë britanikë, në kuadër të një kontrate me Ministrinë e Mbrojtjes.

Në seancë, ai foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, ndërsa avokati mbrojtës Jonathan Goodman i tha gjykatës se megjithëse anglishtja e klientit të tij ishte e mjaftueshme për seancën e paraqitjes së deklaratës, një përkthyes në gjuhën shqipe do të jetë i nevojshëm për gjykimin dhe çdo seancë ndërmjetëse.

Gjykatës gjithashtu iu bë e ditur se tre dëshmitarë do të kenë nevojë për përkthyes.

U tha njashtu se dëshmitarët kanë të ngjarë të jenë të dislokuar në Kosovë , në kohën e gjykimit, por ushtria e Kosovës do t’i lirojë ata për të marrë pjesë në seancë.

28 vjeçari, Bali Hoxha raportohet se është nga Krajkkova e Drenasit dhe i njëjti ishte nisur për në këtë trajnim para disa muajve.

Në lidhje me këtë rast, lajmi.net ka kontaktuar edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, por deri në momentin e publikimit nuk ka pasur përgjigje./Lajmi.net/