Ushtari i akuzuar për dhunim e ngacmim seksual, suspendohet nga FSK
Ushtari 28 vjeçar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bali Hoxha ndodhet në masën e paraburgimit të caktuar nga organet e drejtësisë në Britaninë e Madhe. Kjo pasi i njëjti po akuzohet për dhunim dhe ngacmim seksual ndaj një gruaje. Gjithnjë sipas aktakuzës, sulmi i dyshuar ka ndodhur përgjatë një shtigje midis rrugës “Prince of…
Lajme
Ushtari 28 vjeçar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bali Hoxha ndodhet në masën e paraburgimit të caktuar nga organet e drejtësisë në Britaninë e Madhe.
Kjo pasi i njëjti po akuzohet për dhunim dhe ngacmim seksual ndaj një gruaje.
Gjithnjë sipas aktakuzës, sulmi i dyshuar ka ndodhur përgjatë një shtigje midis rrugës “Prince of Wales” dhe parkug “Riverside Retail Park”, rreth orës 23:30 më 17 shtator.
Ai ishte nisur me një ekip ushtarësh për një trajnim disa mujor në “West Tofts Camp” në Thetford. Më 17 shtator dyshohet se i ka kryer veprat penale.
Zëdhënësi i FSK-së, Vëllazërim Qerimi për lajmi.net ka thënë se ushtari Bali Hoxha, është suspenduar nga FSK.
“Pasi qe jeni njoftuar nga pala britanike per rastin ne fjale, FSK ka marr masat bazuar ne aktet ligjore ne fuqi, eshte suspenduar dhe jemi duke pritur procesin ne lidhje me rastin”, ka thënë Hoxha.
28 vjeçari, Bali Hoxha raportohet se është nga Krajkkova e Drenasit dhe i njëjti ishte nisur për në këtë trajnim para disa muajve. /Lajmi.net/