Ushtarët izraelitë vranë dy të rinj palestinezë

Zyrtarët spitalorë të Izraelit kanë njoftuar se forcat e sigurisë i kanë vrarë dy të rinj palestinezë pas një përleshje që ka shpërthyer në Bregun Perëndimor.

Bota

15/05/2014 18:14

Incidenti ka ndodhur më 15 maj, në ditën kur po shënohej përvjetori i krijimit të shtetit të Izraelit.

Zyrtarët e spitalit në Ramallah kanë njoftuar se dy të rinjtë janë qëlluar në pjesët e sipërme të trupave të tyre.

Përleshjet kanë nisur në një pikë kontrolli të policisë pasi që dhjetëra të rinj kanë hedhur gurë në drejtim të forcave izraelite.