Ushtarët e FSK-së në terren, bëjnë një ndalesë edhe tek Kulla e Dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci

Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë së FSK-së, ka realizuar marshimin kondicional me qëllim ngritjen e nivelit të përgatitjes fizike, qëndrueshmërisë fizike, familjarizimin e pjesëtarëve me vend betejat dhe në nderim të së kaluarës së lavdishme të vendit.

Lajme

26/10/2020 10:39

Gjatë këtij marshimi është realizuar edhe një ndalesë në kullën e dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci, për t’u njohur me betejën e 22 shtatorit 1998, ku në këtë betejë pas një rezistence të fuqishme bie heroikisht Komandanti i Brigadës 114, Fehmi Lladrovci./Lajmi.net/