Ushtarët amerikanë zbresin në Kiev

Rreth 300 ushtarë amerikanë kanë arritur në Kiev, për të trajnuar trupat e Gardës Kombëtare të Ukrainës, e cila është duke luftuar separatistët prorusë në lindje të vendit.

Bota

17/04/2015 12:57

Ata do të trajnojnë 900 anëtarë të forcës rezerviste, e cila është thirrur në vitin 2014, pas aneksimit të gadishullit ukrainas, Krime, nga Rusia, si dhe shpërthimit të konfliktit në dy rajone tjera të Ukrainës me popullatë të përzier, Donetsk dhe Luhansk.

Trupat nga Shtetet e Bashkuara janë pjesëtarë të Brigadës 173 të ushtrisë amerikane, një njësi e stacionuar me bazë në Itali, dhe e cila shërben si përgjigje për rastet emergjente në kontinentin evropian.

Trupa të së njëjtës njësi janë vendosur tashmë në Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani në vitin 2014 për të trajnuar forcat e atjeshme dhe për të lehtësuar shqetësimet e ngritura pas agresionit rus në Ukrainë.

Luftimet midis separatistëve pro-rusë dhe trupave qeveritare të Ukrainës në lindje të vendit kanë lënë të vrarë mbi gjashtë mijë veta gjatë vitit të kaluar, ndërkohë që vazhdojnë luftimet e herëpashershme, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim, të arritur në muajin shkurt mes palëve në konflikt, e ku përveç kryeatrit ukrainas dhe atij rus, ishte e pranishme edhe kancelarja gjermane dhe kryetari francez.