Ushtarët amerikanë trajnohen brenda Bondsteel-it për shpëtim të jetëve

Ushtarët amerikanë të Ekipit të Monitorimit Ndërlidhës të SHBA-së (LMT), të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it, kanë përfunduar një kurs luftarak njëjavor për shpëtimin e jetës në kampin Bondsteel. KFOR tha se stërvitja përfundimtare i gjen ushtarët duke kryer masat e shpëtimit gjatë një simulimi. “Kurset janë projektuar për të simuluar skenarë…

Lajme

25/03/2025 16:26

Ushtarët amerikanë të Ekipit të Monitorimit Ndërlidhës të SHBA-së (LMT), të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të KFOR-it, kanë përfunduar një kurs luftarak njëjavor për shpëtimin e jetës në kampin Bondsteel.

KFOR tha se stërvitja përfundimtare i gjen ushtarët duke kryer masat e shpëtimit gjatë një simulimi.

“Kurset janë projektuar për të simuluar skenarë realistë, duke sfiduar studentët [ushtarët] të përdorin pjesë të ndryshme të kursit për të realizuar kujdesin e duhur për të lënduarit. Këto aftësi janë të dizajnuara për luftim, por mund të përdoren në situatat e përditshme të reagimit emergjent që LMT-të mund të hasin në komunitetet në mbarë Kosovën”.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.