Ushtaraku serb: Me snajperët e mi nga Serbia, do ti kishim vrarë të gjithë ushtarët e UÇK-së (Video)
Shqiptarët e Maqedonisë po tronditen pas deklaratës së fundit të ish funksionarit të shërbimit të inteligjencës serbe, Jugosllav Petrushiq, i cili ka deklaruar se para 15 viteve ka sjell në Maqedoni shumë armë të tipit snajper. Sipas tij me këta snajper do të vriteshin të gjithë ushtarët e UÇK-së të cilët luftuan në vitin 2001 në rajonin e Kumanovës, Tetovës dhe Shkupit raporton Zhurnal.

Lajme
Petrushiq është i bindur se nga këta snajper asnjë ushtarë i UÇK-së nuk do të mbetej i gjallë. Ai këto deklarata tronditëse i ka bërë në emisionin e fundit “Në qendër” të drejtuar nga gazetari Vasko Etov që emitohet në televizionin Kanal 5.
Ai haptazi pranon se në vitin 1999 ka sjell armë të tipit snajper 12.7 mm, jo vetëm në Serbi, por edhe në Maqedoni.
Petrushiq mohon se me njërin prej këtyre snajperëve është vrarë ish Kryeministri serb, Zoran Xhinxhiq, por është i bindur se nga armët që i ka sjell ai në Maqedoni po të shfrytëzoheshin do të ishin vrarë të gjithë ushtarët e UÇK-së që luftuan në vitin 2001 në Maqedoni raporton Zhurnal.
“Përveç këtyre armëve kam sjell edhe armë të tjera në Maqedoni. Me këta armë në çdo kohë mundë të neutralizoheshin të gjithë terroristët të cilët u mblodhën dhe bënë luftë në Maqedoni. E kam fjalën ata kryengritës të cilët bënë luftë” ka deklaruar Petrushiq.