Ushtarakët nigerian, e dimë ku janë vajzat por s’mund t’u tregojmë

Ushtarakët e Nigerisë e dinë se ku ndodhen më shumë se 200 vajzat e rrëmbyera nga grupi terrorist Boko Haram, por kanë përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për t’i shpëtuar ato, citon agjencia shtetërore e lajmeve, shefin e Shtabit të Mbrojtjes Ajrore Marshallin Alex Badeh. 

Bota

27/05/2014 13:33

Shtatë javë pasi militantët e Boko Haram rrëmbyen më shumë se 200 vajza të cilat po mbanin një provim në një shkollë të mesme në fshatin e largët verilindor të Chibok, fare pak dihet për vendndodhjen e tyre, apo çfarë është duke bërë saktësisht ushtria për t’i liruar ato. 

\”Lajm i mirë për prindërit e vajzave është se ne e dimë se ku janë ato, por nuk mund të ua themi\”, ka thënë Badeh. 

\”Ju mund të thoni se ne mund të shkojmë atje për t’i liruar me forcë? Jo këtë nuk mund ta bëjmë, se ne mund t’i vrasim vajzat tona duke u përpjekur për t’i liruar”. 

Që nga koha kur vajzat janë kidnapuar, të paktën 470 civilë janë vrarë nga Boko Haram, të cilët thonë se po luftojnë për të krijuar një shtet islamik në Nigerinë e banuar me fe të ndryshme. 

Televizioni publik britanik BBC raportoi se një marrëveshje ishte arritur në mes të autoriteteve qeveritare dhe grupit të Boko Haram, për t’i shkëmbyer militantët e burgosur me vajzat e rrëmbyera, por ishte anuluar në minutat e fundit.