Ushqimet që nuk duhet t’i hani asnjëherë, ua dëmtojnë trurin

Ekzistojnë disa ushqime, të cilat konsumohen në baza ditore, e që dëmtojnë trurin me kalimin e kohës.

Lifestyle

24/06/2019 19:24

Disa ushqime që hani mund të dëmtojnë trurin tuaj, si në aftësinë e të mësuarit të dëmtuar ashtu edhe në kujtesë, transmeton lajmi.net.

Në një studim të UCLA, të botuar në Journal of Physiology, hulumtuesit zbuluan se një dietë e lartë me fruktoza me kalimin e kohës mund të dëmtojë kujtesën tuaj dhe aftësinë e të mësuarit.

Sidoqoftë, ekzistojnë edhe disa ushqime të caktuara që duhet larguar nga konsumi njëherë e përgjithmonë.

Ndiqeni listën e tyre:

– Yndyrërat e pangopura: këtu përfshihen konsumi i mishit të kafshëve dhe produktet qumështore.

– Mërkuri: studimet tregojnë se merkuri dhe peshqit që janë të larta në zinxhirin ushqimor siç është toni, peshkaqen, peshku shpatë etj., mund të shkaktojnë efekte afatgjata negative në tru.

– Ushqime me bazë gruri: Gruri përmban përbërës të quajtur “eksorfinë”, që kanë një efekt në trurin tuaj të ngjashme me barnat opiate. Kjo shpjegon pse njerëzit e kanë kaq të vështirë të heqin dorë nga buka, makaronat dhe drithërat. /Lajmi.net/