Ushqimet e shëndetshme

Si pjesë e një diete të shëndetshme, ushqimet e plota luajnë rol të rëndësishëm duke e ndihmuar trupin tonë që të funksionojë në mënyre optimale. Ka me mijëra ushqime të plota me shumë vlera ushqyese, por disa prej tyre në këtë listë bëjnë më shumë se sa thjeshtë të dhurojnë vlerat e tyre ushqyese –…

Lifestyle

16/11/2013 13:00

Si pjesë e një diete të shëndetshme, ushqimet e plota luajnë rol të rëndësishëm duke e ndihmuar trupin tonë që të funksionojë në mënyre optimale. Ka me mijëra ushqime të plota me shumë vlera ushqyese, por disa prej tyre në këtë listë bëjnë më shumë se sa thjeshtë të dhurojnë vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojnë të shërohemi. Në fakt, secili ushqim në këtë listë mbart në vete një listë të shumtë të efekteve shëruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogëlimi i kolesterinës, mbrojtja ndaj sëmundjes së zemrës dhe kështu me radhë. Ha këto ushqime të shëndetshme dhe fillo të ndjehesh më i shëndetshëm.

Kivi – Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjithashtu përplot me vitaminë C (dyfish sasinë e portokallit), ka më shumë fibër se sa mollët, dhe mund bananet si ushqim me më shumë potas (potasium). Përzierja unike e vitaminave dhe mineraleve që gjenden në kivi ndihmon kundër sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit, dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzierjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi, funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes së gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADN-së, por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.

Qershitë – Kur flasim për ushqimet më të shëndetshme, aty kemi edhe qershitë. Qershitë mburren me një listë të gjatë të fuqive shëruese. Qershitë janë të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi ellagjik, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zmbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumoreve, e gjithashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që të bëjnë vetëvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershitë, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

Gujava (Guava) – Gujava është një frut i vogël tropikal që mund të jetë i rrumbullakët, oval apo në formë dardhe. Nuk janë edhe aq të zakonshëm, kështu që është vështirë të gjenden, varësisht se ku jetoni. Por nëse i gjen, atëherë ia vlen mundin. Gujavat përmbajnë më shume lisofene, antioksidant që lufton kancerin, se sa cilido frut apo perime tjetër. Guavat përmbajnë lisofene gati për 20 për qind më shumë se domatet. Trupi ynë nuk mund të procesojë shumë nga lisofenet që gjenden në domate, nëse ato nuk përgatiten. Procesimi ndihmon në thyerjen e mureve të forta të qelizave. Por, struktura qelizore e këtij fruti lejon që antioksidanti të absorbohet pa marrë parasysh nëse fruti konsumohet i gatuar, apo ashtu si është, natyral. E përveç tjerash, kjo frutë ofron vlerat ushqyese pa sodium që i shtohet produkteve të procesuara të domateve.

Fasulet – Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjak dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen), dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fibër, proteina, dhe antioksidantë, juve sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që të tria në një pako. Për këtë edhe fasulet bëjnë pjesë në listën Ushqimet më të shëndetshme.

Lakërishtat – Jo vetëm që janë tepër të pasura me materie ushqyese, por gjithashtu është ushqim pa kalori. Kalori për kalori, ofron katër herë kalcium më shumë se sa qumështi 2 për qind. Gram për gram ofron vitaminë C sa një portokall, dhe hekur më shumë se spinaqi. Është përplot me vitaminë A dhe me shumë sasi të Vitaminës K, e gjithashtu ka shumë lloje të antioksidantëve karotenoid dhe fitokemikale mbrojtëse.

Spinaqi – Ju veçmë e dini që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e keni ditur se sa është i mirë? Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të pamurit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit të prostatës, zorrëve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundjes së zemrës, goditjes në tru (pika në tru), dhe demencës (çmendurisë); zvogëlon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese, duke përfshirë këtu sasi të vitaminës K, kalcium, vitaminë A, vitaminë C, folat, magnez dhe hekur.

Qepët – Qepët kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjesë e trupit ku qepa ka efekt. Qepët përmbajnë enzime të fuqishme që luftojnë kancerin; konsumimi i qepës ka treguar të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostatës dhe ezofagut, e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide, që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterinës (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide, që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave, duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtrave.

Karotat – Karotat janë burim shumë i mirë i antioksidantëve potent, të njohur si karotenoid. Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual, e gjithashtu edhe kancerit të fshikëzës së urinës, zverkut, prostatës, zorrës, laringut dhe ezofagut.

Në anën tjetër, dietat me pak karotenoid janë shoqëruar me sëmundje kronike, duke përfshirë këtu sëmundjen e zemrës dhe kancer të ndryshëm. Hulumtimet sugjerojnë që vetëm një karrotë në ditë, do të zvogëlonte përgjysmë rrezikun e kancerit të mushkërive. Karrotat gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të veshkave dhe vezoreve. Përveç që lufton kancerin, materiet ushqyese në karota ndalojnë sëmundjet kardiovaskulare, stimulojnë sistemin imunitar, ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe përkrahin shëndetin e veshëve dhe syve.

Lakra – Lakra është një shtëpi përplot me vitaminë K dhe C. Vetëm një grusht me lakër ofron 91 përqind të sasisë së rekomanduar të vitaminës K, 50 për qind të vitaminës C, sasi të mirë të fibrës, dhe një mori të mira tjera si magnez, vitamin B6, folate, e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto të mira i keni së bashku, me jo më shumë se 33 kalori. Kalori për kalori, lakra ofron 11 për qind më shumë vitaminë C se sa portokajtë.

Brokoli – Vështirë se mund të gjesh ndonjë ushqim tjetër me kaq shumë përbërës natyral, që ndihmojnë shëndetin ashtu si brokoli. Një grusht (filxhan) me brokoli të ziera ofron 200 për qind të vitaminës C të rekomanduar (prapë më shumë se portokalli), gati ka po aq vitaminë K, dhe rreth përgjysmë të sasisë së rekomanduar ditore të Vitaminës A, së bashku me folate, fibër, sulfur, hekur, vitamina B dhe një mori materiesh tjera ushqyese. Kalori për kalori, brokoli përmban gati dy herë më shumë sasi të proteinave se sa bifteku – e shumë më shumë fitonutrient mbrojtës.

Lakra Jeshile (para) – Lakra Jeshile është tejet ushqyese, ka antioksidantë të fuqishëm dhe është anti-inflamatore. Një filxhan me lakër jeshile të ziera përmbajnë 1328 për qind të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K (edhe 1228% më shumë!), 192 për qind të sasisë së rekomanduar të vitaminës A, dhe deri 90 përqind të vitaminës C. E përveç tjerash është gjithashtu edhe burim i mirë i kalciumit dhe hekurit.

Luleradhiqet (Pipiritë) – Po i njëjti bar i cili është i njohur për prishjen e oborrit të shtëpive, ka gjithashtu histori të gjatë të përdorimit si bar shërues në kultura të ndryshme rreth globit. Një filxhan me fletë të luleradhiqeve ofron 535 për qind të sasisë së rekomanduar të vitaminës K dhe 112 për qind të sasisë së rekomanduar të vitaminës A. Fletët e Luleradhiqeve, apo pipiritë ashtu si i quajmë ne në Kosovë, janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës C, kalciumit, hekurit, fibrës dhe potasës. Nga të gjitha ushqimet është nga më të pasurit me vitaminë A, në mesin e jeshileve (perimeve jeshile) është burimi më i mirë me beta-karoten.