Ushqen fëmijën në dasëm dhe poston foto, shikoni reagimet e njerëzve (FOTO)

Një blogere 21 vjeçare nga Australia e cila postoi një foto të veten duke ushqyer me gji fëmijën e saj në një dasëm është nëna e fundit që u lavdërua për faktin që po e trajton çështjen e dhënies së gjirit në publik.

Lifestyle

02/03/2016 20:59

“Thjesht unë dhe fëmija im duke pirë diçka. (Duhet të bësh atë që duhet të bësh, dasëm apo jo)”, ka shkruajtur ajo në foton e saj të cilën e ka postuar në Instagram, me hashtagun #NormalizeBreastFeeding (normalizoni dhënien e gjirit).
Ky post nga 7 shkurti ka marrë 2,900 likes, si dhe disa vëmendje nga media të ndyshme për shkak të komenteve dhe debateve mbi të.

“Më vjen mirë që po jep gji por nuk ke nevojë të ja tregosh botës. Lavire për vëmendje,” shkruajti një komentues. “Kjo më bëri të ndihem i sëmurë,” tha një tjetër.

Gjithsesi shumica e komenteve ishin në mbështetje të blogeres që e quan veten Dahs. “Je shumë e bukur dhe më vjen mirë të shoh që i vë nevojat e fëmijës më pëprara se tuaj (pavarësisht mendimeve seksualizuese të njerëzve),” shkruajti një komentues tjetër.

uhjh