US Open, përcaktohen çerekfinalistët e parë

Pas skualifikimit të Novak Djokovic, që kreu një gjest të shëmtuar në raundin e katërt të US Open, beteja për fitimin e turneut nju-jorkez është e hapur te meshkujt.

Sport

07/09/2020 09:55

Favorit shihet tenisti gjerman Alexander Zverev, që shkon në çereknale pas fitores 3-0 (6-2, 6-2, 6-1) ndaj spanjollit Davodovich Fokina.

Kualifikohet edhe kanadezi Dennis Shapovalov, që mundi 3-1 belgun David Gofn, ndërsa kroati Borna Coric mposhti 3-0 australianin J.Thomson.

Te femrat, një biletë për në çerekfinale siguron tenistja japoneze Naomi Osaka. Ish-numri 1 në botë, që mundi 2-0 (6-3, 6-4) nlandezen Ann Kontaveit.

Kualifikohet edhe tenistja kazake Yulia Putuntseva, që mundi 2-1 kroaten P.Martic, ndërsa tenistja amerikane Jenniffer Brady eliminoi gjermanen Angelique Kerber (toi 2-0). Surprizë
eliminimi i çekes Petra Kvitova, që u mund 2-1 nga tenistja amerikane S.Rodgers. /Lajmi.net/