US Open, Nadal kualifikohet në çerekfinale

Rafael Nadal ka mposhtur kampionin e vitit 2014 Marin Cilic për të kaluar në çerekfinalen e US Open pas katër seteve.

Sport

03/09/2019 11:37

Nadal, 33 vjeç, përfundimisht kishte shumë cilësi për kroatin numër 22, që u mposht në sete 6-3 3-6 6-1 6-2 në New York.

Nadal, kampioni 18 herë i Grand Slam, do të luajë me argjentinasin Diego Schwartzman në çerekfinale, përcjell lajmi.net.

“Për disa momente në setin e dytë ndjeva se kishte shumë pikë në duar të tij, ai po më shtynte prapa, më shumë agresion se unë dhe ai goditi çdo top shumë fortë”, tha Nadal.

“Pas kësaj serie të dytë mendova se diçka duhet të ndryshojë ose do të isha në duart e tij. Fillova të ktheja shërbimin e dytë brenda fushës dhe kjo krijoi një perspektivë tjetër”.

Pas tërheqjes së Novak Djokovic për shkak të lëndimit, tenisit spanjoll është favorit për të triumfuar bashkë me Roger Federer. /Lajmi.net/