US Open këtë vit luhet pa tifozë

Përfaqësuesi i Shoqatës Amerikane të Tenisit, Louv Sher, ka bërë të ditur se Grand Slami  i tenisit, US Open, mund të zhvillohet pa tifozë.

Sport

28/05/2020 09:28

Pandemia e COVID-19 ka sjellë telashe të mëdha në botën e sportit, ku shumë aktivitete janë pezulluar, ndërprerë ose përfunduar para kohë.

Një gjë e tillë ka prekur edhe tenisin, me disa gara që tashmë janë shtyrë.

Shtyrje nuk pritet të ketë për US Open, por zhvillimi i tij pa tifozë, po duket një opsion shumë i mundshëm.

“Dy muaj më parë, dukej sikur një turne si US Open nuk mund të zhvillohej pa tifozë. Por tani, duke pasur parasysh opsionet, është e qartë se si do të jetë turneu, pa tifozë. Ata do të jenë shumë të lumtur të shohin turneun, qoftë edhe vetëm në TV. Turneu do të jetë më ndryshe, por kështu është koha”, ka dekaruar Sher, përcjell lajmi.net.

Ky turne vitin e kaluar ka regjistruar 737 mijë tifozë, gjë që tregon qartë se organizatorët do të jenë në telashe të mëdha financiare me vendimet për mbylljen e tribunave./Lajmi.net/