US Open, Federer pëson eliminim shokues në çerekfinale

Kampioni i pesfishtë Roger Federer është jashtë US Open pasi Grigor Dimitrov i Bullgarisë fitoi pas një ndeshje triller gjatë natës së sotme.

Sport

04/09/2019 09:12

Federer, 38 vjeç, kishte fituar të shtatë takimet e mëparshme, por Dimitrov fitoi pas pesë seteve 3-6 6-4 3-6 6-4 6-2.

Federer, i cili kishte nevojë për trajtim për një dëmtim të shpinës në fazat e fundit, tha: “E ndjeja gjithë kohën problemin, por isha në gjendje të luaja”, përcjell lajmi.net.

Dimitrov, 28 vjeç, përballet me rusin Daniil Medvedev në gjysmëfinale.

Eliminimi i tenistit zviceran i hap rrugë triumfit të Rafa Nadal në këtë turne, pasi mbeti i vetmi në garë nga treshja e famshme e tenisit modern. /Lajmi.net/