Urimi Kryeministror

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka uruar kosovarëve Vitin e Ri. Ai ka uruar sot në mëngjes mbarësi dhe suksese për gjitha familjet shqiptare kudo që janë.

Lajme

31/12/2013 09:35

Kryeministri i Kosovës u ka uruar qytetarëve të Kosovës Vitin e Ri me dëshirën që ky të jetë viti i realizimit të pritjeve të tyre.

Thaçi ka uruar për vitin i ardhshëm të na rezervojë të gjithëve më shumë mbarësi dhe suksese.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Kosovës,

Shpresoj që ky mesazh imi t’ju gjej me shëndet të plotë juve dhe njerëzit tuaj më të dashur. Uroj që ky vit të finalizohet për juve dhe familjen tuaj me sa më shumë arritje dhe gëzime e që viti i ardhshëm të na rezervojë të gjithëve më shumë mbarësi dhe suksese.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, i uroj të gjitha familjeve kosovare sa më shumë shëndet, mirëqenie e gëzim në vitin e ardhshëm. Urimet më të përzemërta ia dërgoj gjithashtu të gjithë shqiptarëve kudo që janë!

Gëzuar dhe qoftë sa më i mbarë për të gjithë ne Viti i Ri 2014!”, ka shkruar Hashim Thaçi.