Urimi i Albin Kurtit për suksesin e kombëtares së Shqipërisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë pas sigurimit të vendit në play-off për kualifikimet e Kupës së Botës 2026. Në një postim në rrjete sociale, Kurti ka përgëzuar futbollistët dhe gjithë shqiptarët për këtë arritje të madhe, duke e cilësuar si vazhdim të ëndrrës për Botërorin, transmeton lajmi.net, “Shqipëria kalon, ëndrra…

Lajme

13/11/2025 23:44

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Kombëtaren e Shqipërisë pas sigurimit të vendit në play-off për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Në një postim në rrjete sociale, Kurti ka përgëzuar futbollistët dhe gjithë shqiptarët për këtë arritje të madhe, duke e cilësuar si vazhdim të ëndrrës për Botërorin, transmeton lajmi.net,

“Shqipëria kalon, ëndrra për Botërorin 2026 vazhdon. Përgëzime lojtarëve dhe urime gjithë shqiptarëve!”, ka shkruar Kurti.

Kombëtarja kuqezi arriti këtë sukses pas fitores 0–1 në udhëtim ndaj Andorrës, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në fazën play-off drejt Kampionatit Botëror që do të mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada./lajmi.net/