Urimi emocionues i Vesës dhe Big Bastës për ditëlindjen e parë të Lianit (Video)

Për Vesa Lumën dhe Big Bastën dita e sotme është shumë e veçantë pasi Liani djali i tyre sot mbushi 1 vit.

ShowBiz

29/05/2017 10:28

Për ta uruar djalin për ditëlindjen e parë, Vesa ka zgjedhur një video me imazhe të pa publikuara më parë nga shtatzënia dhe pas lindjes, shkruan lajmi.net.

Videoja e publikuar nga Vesa u shoqërua me fjalët më të ëmbla që burojnë nga zemra e nënës :

  •  “Jeta ime,Liani im sot mbushi nje vite! Para se te vije ti engjulli jone ne jete, nuk kisha menduar ndonjehere se sa te parendesishme mund te me duken shume gjera tjera para teje…Dashuria e madhe dhe e sinqerte per te pas TY ne jeten tone, reflekton ne bukurine e buzeqeshjen tende! Nuk kam perjetuar lumturi me te madhe se te jem cdo sekond te vitit me ty! Nuk me besohet se qysh tani ke marr zemren e aq shume dashamiresve qe mezi presin te te takojne perqafojne apo te bejne fotografi me ty. Falemderit Zot qe na shperbleve dashurine tone me kete Mrekulli! Falemderit Lian,qe mua dhe babin tend na bere te kuptojme se cka realisht qenka JETA. Te duam deri ne frymen e fundit!”-shkruan Vesa sipër videos.

Me të njëjtën video, Lianin e uroi edhe babai Geri, i cili sikurse Vesa shkroi fjalë emocionuese për këtë ditëlindje të djalit:

  • “Jeta babit vet, si mund ta pershkruaj me fjale mrekulline qe ti je… Si mund ta them gezuar 1 vjetorin, kur mua me duket sikur te njoh gjithe jeten… Gjithmone mua dhe mamit na thonin se nuk ka dashuri me te madhe, dhe ne nuk e kuptonim dot derisa ti erdhe ne jete ne 29Maj 2016… Nuk do ta harroj ate moment kur te pashe per here te pare dhe te fola, dhe ti pushove ne cast se qari per te me degjuar, sepse ti e njihje zerin tim edhe me pare kur ishe ne bark dhe kur babi te fliste dhe tregonte se cfare do te benim bashke kur te vije ne boten tone. Ti nuk je vetem djali im, por shoku im me i ngushte dhe dashuria me e forte dhe me e paster qe kam ndjere! Gezuar ditelindjen noshi ime! U befsh cfare te do zemra! Babi dhe mami gjithmone do te te suportojme ne cdo hap tendin. Te dua me gjithe shpirt!” shkruan Basta./Lajmi.net/

Jeta babit vet, si mund ta pershkruaj me fjale mrekulline qe ti je… Si mund ta them gezuar 1 vjetorin, kur mua me duket sikur te njoh gjithe jeten… Gjithmone mua dhe mamit na thonin se nuk ka dashuri me te madhe, dhe ne nuk e kuptonim dot derisa ti erdhe ne jete ne 29Maj 2016… Nuk do ta harroj ate moment kur te pashe per here te pare dhe te fola, dhe ti pushove ne cast se qari per te me degjuar, sepse ti e njihje zerin tim edhe me pare kur ishe ne bark dhe kur babi te fliste dhe tregonte se cfare do te benim bashke kur te vije ne boten tone. Ti nuk je vetem djali im, por shoku im me i ngushte dhe dashuria me e forte dhe me e paster qe kam ndjere! Gezuar ditelindjen noshi ime! U befsh cfare te do zemra! Babi dhe mami gjithmone do te te suportojme ne cdo hap tendin. Te dua me gjithe shpirt!

A post shared by HipHop producer, Lyric Writer (@bigbastaofficial) on