“Urime edhe nga shqipet e Bergamos”

Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti janë futbollistët e radhës që kanë uruar shqiptarët për rastin e 28 nëntorit.

Sport

28/11/2018 17:15

Shqiptarët kudo nëpër botë, sot po festojnë 106 vjetorin e shtetësisë shqiptare.

Të shumtë kanë qenë lojtarët që kanë uruar popullin shqiptar për këtë ditë të shënuar.

Këtë së fundi e kanë bërë edhe Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, që luajnë së bashku në Bergamo, te skuadra e Atalantës në Serie A.

“Urime edhe nga shqipet e Bergamos”, ka shkruar Berisha, duke bashkëngjitur edhe një fotografi me shqiponjë./Lajmi.net/