Urime ditëlindjen, Britney

Britney Spears, mbretëreshë e padiskutueshme e Pop muzikës, e ka festuar mbrëmë ditëlindjen e saj të 32-të. Ditë më parë, ishte vetë këngëtarja amerikane e cila ua kishte kujtuar fansave të saj se pas pak ditësh do ta kishte ditëlindjen. Ajo kishte kërkuar nga ‘përcjellësit’ në Twitter që të mos ia bëjnë asnjë dhuratë, por…

ShowBiz

03/12/2013 12:00

Britney Spears, mbretëreshë e padiskutueshme e Pop muzikës, e ka festuar mbrëmë ditëlindjen e saj të 32-të. Ditë më parë, ishte vetë këngëtarja amerikane e cila ua kishte kujtuar fansave të saj se pas pak ditësh do ta kishte ditëlindjen.

Ajo kishte kërkuar nga ‘përcjellësit’ në Twitter që të mos ia bëjnë asnjë dhuratë, por ta ndihmonin me një donacion për spitalin ‘St. Jude Children’s Research Hospital’. Këngëtarja kishte shkruar: “Dëshirë e imja për ditëlindje këtë vit është që ju ta mbështesni rastin e @StJude”.

Nga një vajzë 16 vjeçare, që e kërkonte dashurinë në një korridor në një video të këngës ‘Baby one more time’, Britney ishte bërë problematike pasi bëri famë, duke mos e kaluar një jetë të qetë, të paktën derisa u bë nënë. Tash, ajo është stabilizuar dhe po përgatitet për albumin e ri ‘Britney Jean’. Kushedi se çfarë befasish mund të ketë sjell Spears për fansat e saj!