Uran Ismaili prezanton tri artiste në PDK

Dega e PDK’së në Prishtinë ka prezantuar tri artiste – të famshme kosovare – si pjesë të Partisë së Kadri Veselit.

Lajme

09/03/2019 15:30

Nënkryetari Uran Ismaili e ka prezantuar arkitekten Eliza Hoxha, piktoren Zake Prelvukaj e regjisoren Burbuqe Berisha.

Partia Demokratike ka festuar festen e 8 Marsit me gratë anëtare të kësaj partie në degën e Prishtinës.

Aty shihen edhe arkitektja Eliza Hoxha, piktorja Zake Prelvukaj dhe regjisorja Burbuqe Berisha, transmeton Gazeta Express.

“Ishte kënaqësi që 8 Marsin të festoj edhe me Gratë e Partisë Demokratike të Kosovës të degës së Prishtinës”, ka shkruar nënkryetari i PDK’së, Uran Ismaili.

Ai ka shtuar se është jashtëzakonisht krenar me fuqinë dhe aktivizmin e tyre ndër vite, që vazhdojnë duke luftuar status-quonë dhe pabarazitë në shoqëri, duke i dhënë kështu më shumë kuptim lirisë dhe shtetit tonë.