Uragani kuq e zi marshon drejt stadiumit “Air Albania”, atmosferë e zjarrtë në Tiranë
Ka nisur tashmë festa në rrugët e Tiranës, teksa mijëra tifozë të kombëtares shqiptare janë mbledhur në rrugët kryesore të qytetit. Shumë prej tifozëve kanë mbërritur nga jashtë shtetit, për të mbështetur sot kuqezinjtë në ndeshjen e rëndësishme kundër Gjeorgjisë, për Ligën e Kombeve. Mes kuqezinjve ka edhe tifozët gjeorgjian të cilët vihet re se…
Sport
Ka nisur tashmë festa në rrugët e Tiranës, teksa mijëra tifozë të kombëtares shqiptare janë mbledhur në rrugët kryesore të qytetit.
Shumë prej tifozëve kanë mbërritur nga jashtë shtetit, për të mbështetur sot kuqezinjtë në ndeshjen e rëndësishme kundër Gjeorgjisë, për Ligën e Kombeve.
Mes kuqezinjve ka edhe tifozët gjeorgjian të cilët vihet re se janë mirëpritur nga kuqezinjtë.
Nuk kanë munguar as tifo-grupet e organizuara, duke dhuruar një spektakël të vërtetë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, teksa po marshojnë drejt stadiumit. /Telegrafi