Uragani Florence dobësohet, por mbetet kërcënim

Uragani Florence, derisa po u afrohet Shtetetve të Bashkuara, është zbutur në stuhi të kategorisë dy, por zyrtarët amerikanë ende paralajmërojnë për një "katastrofë në prag të derës".

Bota

13/09/2018 09:08

Erërat e stuhisë kanë rënë në 175 kilometra në orë, por natyra e saj e ngadaltë mund të thotë se do të vazhdojë me ditë, duke shkaktuar përmbytje katastrofike, thonë parashikuesit e motit.

Karolina e Jugut, Virxhinia, Merillendi dhe Uashingtoni kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Rreth 1.7 milion njerëz janë udhëruar të evakuohen.

Stuhia pritet të zbarkojë në tokë nga Atlantiku të premten herët.

“Katastrofa është në pragun e derës dhe po vjen”, tha guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper.