Kur Surroi e Hyseni përkthenin për Bukoshin e Rugovën (Video)
Derisa Kosova gjendej në gjendje të rëndë si pasojë e terrorit të forcave policore serbe, politikanët e atëhershëm që përfaqësonin Kosovën ishin “shpërndarë” nëpër vendet e Evropës e më gjerë.

Lajme
Dhe ndër ta ishin edhe kryeministri i atëhershëm në ekzil, Bujar Bukoshi, si dhe presidenti (tanimë i ndjerë) Ibrahim rugova.
Në një video të publikuar, transmeton Telegrafi, e cila sipas AP-së ka të bëjë me zhvillime të majit të 1998, Bukoshi kishte folur në prag të vizitës në Shtëpinë e Bardhë të Ibrahim Rugovës, president i Kosovës.
Thuhet më tej se Rugova dhe përfaqësuesit e udhëheqjes së Kosovës, atëbotë ishin takuar me zyrtarë të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, diplomatë të huaj dhe lobistë.
E përderisa ata po mundoheshin të bindnin ndërkombëtarët për mbështetje/ndërhyrje, si përkthyes kishin pasur publicistin Veton Surroi, përkatësisht tanimë ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni.
