Upamecano, objektivi kryesor i Bayern Munich

Bayern Munich ka shënjestruar Upamecanon si objektivin kryesor.

Sport

17/02/2020 22:15

Ylli i Leipzig, Dayot Upamecano është lojtari që prinë listën e dëshirave të Bayern Munich për merkaton e verës.

‘France Football’ shkruan se Bayern do të fokusohet me të gjitha forcat për transferimin e Upamecano, transmeton lajmi.net.

21 vjeçari që ka klauzolë 60 milionë euro të vlefshme ka kapur vëmendjen e shumë skuadrave të njohura evropiane.

Barcelona është një nga skuadrat që ka shfaqur interesim për lojtarin. Gara me Bayern Munich do të jetë interesante pë nënshkrimin e qendërmbrojtësit. /Lajmi.net/