Upamecano jep sinjale pozitive për Arsenal

Skuadra e Arsenal ka marrë disa sinjale mjaft pozitive nga objektivi i tyre për mbrojtjen.

Sport

17/10/2019 22:46

Arsenal është vënë në kërkim të mbrojtësit të Leipzig, Dayot Upamecano, për një kohë mjaft të gjatë.

Skuadra nga Londra veriore nuk arriti të siguronte nënshkrimin e mbrojtësit të Leipzig gjatë verës, por tentimet për të duket se nuk kanë mbaruar aty – madje ata kanë marrë sinjale mjaft pozitive së fundmi nga lojtari.

Sipas raportimeve të ‘Kicker’, Upamecano nuk është i gatshëm të nënshkruajë rinovimin e kontratës me skuadrën gjermane, transmeton lajmi.net.

Ky hezitim po vjen pikërisht për të sforcuar largimin e tij nga Leipzig gjatë verës së ardhshme.

Arsenal tashmë do të kenë mundësi që të aktivizohen maksimalisht për të siguruar nënshkrimin e tij. /Lajmi.net/