UP me Këshill Drejtues të përkohshëm
Pas takimit të sotëm të ministrit Buja me të gjithë dekanët e UP’së , ai paralajmëron se Universiteti “Hasan Prishtina”, shumë shpejt do të bëhet me Këshill Drejtues me mandat të përkohshëm, para se të aprovohet amendamentimi i Ligjit për Arsimin e Lartë.
Lajme
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja pas takimit të zhvilluar sot me gjithë dekanët e njësive akademike të Universitetit të Prishtinës, u pajtua që shumë shpejtë të formojnë një Këshill Drejtues me mandat të përkohshëm në Universitet.
Pas bisedimeve që kanë bërë këta për mundësitë e zgjidhjes së situatës së krijuar në këtë Universitet në një afat sa më të shpejtë kohor, ranë dakord që të formohet Këshilli Drejtues me mandat të përkohshëm, i cili do të zgjedhë ushtruesin e detyrës së rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, deri në aprovimin e amendamentimit të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Statutit të Universitetit.
Buja theksoi përsëri se tashmë është aprovuar në Qeveri ndryshim-plotësimi i Ligjit për Arsimin e Lartë, dhe pas amendamentimit të Ligjit, i cili do të procedohet për ndryshim në Kuvend nga Qeveria, do të amendamentohet edhe Statuti i Universitetit “Hasan Prishtina”, raporton RTK.