Universiteti i Prishtinës fshinë mbishkrimet “Fakultet seksist”

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka fshirë grafitet me mbishkrimin “Fakultet seksist”.

Lajme

28/04/2015 11:34

Ditë më parë studentë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës kanë ndërmarrë një aksion në shenjë revolte kundër publikimit të teksteve mësimore me qasje, siç thonë ata, “tmerrësisht seksiste”.

Në këtë aksion, janë shkruar grafite në disa prej hapësirave të Fakultetit Filozofik, me mbishkrimet “Fakultet Seksist”. Këto grafite janë cilësuar si fyese nga e Universitetit dhe janë fshirë.

a

a