Universiteti i Futbollit

Për shumëkënd konsiderohet si një ligë që ka rënë shumë në nivelin e cilësisë, mirëpo sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ka vetëm lëvdata për Serie A. Ylli argjentinas i cili e shijoi edhe Premierligën – që vlerësohet si liga më e mirë në botë nga aspekti i garës dhe ai ekonomik – thotë se asnjëherë…

Sport

17/01/2014 10:26

Për shumëkënd konsiderohet si një ligë që ka rënë shumë në nivelin e cilësisë, mirëpo sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez ka vetëm lëvdata për Serie A.

Ylli argjentinas i cili e shijoi edhe Premierligën – që vlerësohet si liga më e mirë në botë nga aspekti i garës dhe ai ekonomik – thotë se asnjëherë nuk ka luajtur në një ligë më të vështirë se kjo e Italisë.

“Serie A mbetet kampionati më i vështirë në botë. Është Universitet i futbollit, taktika këtu është e nivelit maksimal dhe vuani në çdo fushë. Vetëm Juventus arrin t’ia dal. Italia është duke më kompletuar si futbollist. Nëse shënoni gola këtu, shënoni kudo”, deklaroi Tevez, gjatë intervistës për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Kurse, përforcimi që iu bashkua Bianconerëve gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester City zbuloi edhe objektivat e tij për këtë sezon.

“Europa League na ka mbetur gara e vetme kontinentale, andaj duam ta fitojmë së bashku me Serie A dhe Kupën e Italisë”, u shpreh ai.