Unitedi e ka ende opsionin e ritransferimit të Depay

Manchester United e ka ende opsionin që ta ritransferojë Mephis Depayn nga Lyoni.

Sport

13/11/2019 19:59

Drejtori sportiv i skuadrës franceze, Juninho e ka konfirmuar se Djajtë e Kuq do jenë skuadra e parë që do të pyetet nëse e dëshiron rikthimin e sulmuesit në Old Trafford.

“Është e vërtetë se Manchester United e ka opsionin për ta transferuar Mehpisin (Depayn)”, ka thënë Juninho.

“Këto gjëra ekzistojnë në futboll. Por, deri më tani, nuk kemi pranuar ende asnjë ofertë”.

“Sa herë që diskutohet për vazhdimin e kontratës, gjërat komplikohen mes palëve, por unë mendoj se ai është shumë i lumtur te Lyoni”, ka shtuar më tej drejtori i klubit francez.

Depay u largua nga Old Trafford në vitin 2017 pas 18 muajsh të kaluar aty, derisa nuk kishte arritur ta tregonte vetë, për të kaluar më pas te Lyoni.